Koalicioni “VMRO pëpr Maqedoninë” në takime me qytetarët e komunave të Shkupit

Bartësit e listave të kandidatëve të Koalicionit “VMRO për Maqedoninë” sot u takuan me qytetarët e komunave të Shkupit.

Lideri i Koalicionit “VMRO për Maqedoninë” Lupço Georgievski sot i bëri thirrje qytetarëve të “Gjorçe Petrov”, në Shkup dhe në tërë Maqedoninë të votojnë për kandidatët e këtij koalicioni, sepse “VMRO për Maqedoninë” është forcë politike e cila garanton liri, demokraci dhe perspektivë euroatlantike.

Bartësi i listës së kandidatëve në Njësinë e dytë zgjedhore të koalicionit  “VMRO për Maqedoninë” Lupço Ballkoski në Gjorçe Petrov tha se ata do të jenë forca e cila do të bëjë ekuilibrin në Kuvendin e Maqedonisë.

Bartësi i listës së kandidatëve për NJZ 1 Den Donev në Koalicionin “VMRO për Maqedoninë” nga “Debar Maalo” i dërgoi mesazh se do t’i japin fund mafies urbane dhe do të kujdesen për nevojat e qytetarëve të zakonshëm të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button