Policia nuk lejon hyrjen në BeH të 12 shtetasve të Shqipërisë

Zyrtarë të policisë kufitare të Bosnje dhe Hercegovinës (BeH) nuk kanë lejuar hyrjen në këtë vend të 19 shtetasve të huaj nga shkaku i mosplotësimit të kushteve, prej të cilëve 12 janë shtetas të Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aeroportin ndërkombëtar Sarajevë nuk është lejuar hyrja në shtet për shtatë shtetas të Bangladeshit të cilët kishin mbërritur me një fluturim nga Beogradi, ndërsa në vendkalimet kufitare Deleusha dhe Hum është ndaluar hyrja për 12 shtetas të Shqipërisë.

Në përputhje me ligjin për të huajt, atyre u janë dhënë vendimet për refuzimin e hyrjes në BeH.

Ndërkohë nuk janë dhënë sqarime se cilat janë arsyet se përse shtetasve të Shqipërisë u është refuzuar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button