Dëmtohen disa shtabe dhe pllakata në tërë Maqedoninë

Gjatë tre ditë të fundit janë dëmtuar disa shtabe dhe pllakata të partive të ndryshme politike. Dje në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 11:30 nga ana e një zyrtari policor, i cili ka qenë i angazhuar në detyrë, është parë se në rrugën “Hristo Tatarçev”, ku ka qenë i vendosur shtabi i PRSD-së, ka dëmtuar me sprej të zi xhamat e shtabit duke i shkarravitur, njofton Portalb.

Është fotografuar rasti në vendin e ngjarjes.

Pasditen e djeshme rreth orës 17:50, M.N. ka paraqitur në SPB Shkup se në shtabin e LSDM-së afër Kishës “Shën Viniçe”, nga ana e një personi të panjohur është thyer dera e hyrjes, ndërkaq më pas brenda ka demoluar dhe ka vjedhur një pjesë të materialit parazgjedhor.

Në mbrëmjen mes të martës dhe mërkurës, në kohë të papërcaktuar nga ana e personave të panjohur me gur është dëmtuar shtabi i Lëvizjes BESA në Sllatinë të Komunës së Tearcës.

Mbrëmë, rreth orës 03:00 në Shkup, në rrugën “Gjorçe Petrov” te ish “Baumarketi” është djegur pllakata në të cilën ka pasur të vendosur  reklamë BDI-ja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button