Remenski: Janë konstatuar keqpërdorime nga të punësuarit në institucionet nën kompetencë të MPPS-së

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska Remenski kumtoi se janë bërë kontrolle  mbi ligjdhënien e punës së shumë institucioneve  nën kompetencë të Ministrisë dhe se janë konstatuar keqpërdorime të pozitës zyrtare nga ana e një pjese të të punësuarve.

Është kryer kontroll mbi ligjdhënien në punën e Qendrës për Punë sociale në Strumicë, Shtëpinë e pleqve në Prilep dhe kontroll në shtëpitë e shfrytëzuesve të ndihmës sociale  në vendin e quajtur Bair në Manastir dhe f. Krivollak, Negotinë.

Potencoi se në procesverbalet konstatohet se QPS Strumicë i udhëhequr nga drejtori me obligim të paplotësuar ligjor për lidhje të marrëveshjes për menaxhim me Ministrinë,  me dinamikë të rritur gjatë një muaji  ka përgatitur më shumë se 198 vendime për të drejtë të ndihmës dhe kujdesit nga një person tjetër. Nga 55 dosjet e kontrolluara sipas zgjedhjes së rastit është konstatuar se të gjitha vendimet janë përgatitur në kundërshtim  me afatet e parashikuara në Ligjin për procedurë drejtuese, ndërsa 34 vendime janë përgatitur në ditën kur ndalohet veprimi parazgjedhor i vendimeve të përmendura në urdhërin e ministrit.

“Kemi krijuar dyshime të cilat do t’i konfirmojmë me kontrolle inspektuese, se praktika e njejtë ndodh edhe në Kumanovë me 239 vendime të përgatitura për përkujdesje të personit tjetër, Tetovë me 330 vendime për përkujdesje për personin tjetër, Kisella Vodë me 172 vendime, Karposh me 120 vendime, Çair me 164, Gazi Babë me 145 dhe të tjera”, tha Tashevska-Remenski.

Në Manastir gjatë vizitës së shfrytëzuesve të ndihmës sociale të cilët kanë paraqitur aktivitet partiak të partisë politike me shkrim është konstatuar se aktivistja  e partisë politike ka ndarë para në dorë “si dhuratë” si kundërshërbim për votë në zgjedhjet dhe është kërkuar nga të njejtit të nënshkruajnë në listë se kanë marrë para.

Ajo tha se si ministre është e obliguar për organizimin dhe kontrollin e procesit për çështje të lidhura me kompetencën e Ministrisë, nuk do të lejojë shfrytëzuesit e së drejtës së mbrojtjes sociale të keqpërdoren, frikohen dhe shantazhohen nga asnjë i punësuar në shërbimet e qendrave dhe Ministrisë, e të paktën nga përfaqësuesit e partive politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button