Gjendja katastrofale e mediave në Maqedoni, ja si do të veprojnë partitë politike

Pozicioni i Maqedonisë në lidhje me liritë e mediave nga grupi “pjesërisht të lira” ka rënë në grupin e vendeve që “nuk kanë media të lira”, pas publikimit të materialeve të përgjuara që tregojnë se pushteti i ka përgjuar edhe gazetarët, gjithashtu të njëjtat tregojnë edhe lidhjen mes funksionarëve të lartë të shtetit me pronarët e mediave por edhe si rezultat i rritjes së kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punëtorëve mediatik. Kjo kryesisht shkruhet në Raportin e “Freedom House”, për Maqedoninë  për vitin 2016 të, njofton Portalb.mk.

Peizazhi mediatik në Maqedoni është thellë i polarizuar sipas ndarjes politike, njofton Portalb.

Ndërkaq partitë politike premtojnë ndryshim të kësaj gjendje, dhe kthimin e medias së lirë. Ata në platformat e tyre parazgjedhore shpalosin program se si planifikojnë të arrijnë këtë gjë. 

BDI: Liria e të shprehurit dhe medieve do të vazhdojë të promovohet

Mediet janë një ndër shtyllat kryesore të funksionimit të një shoqërie demokratike. Mbështetja e publikut, mbetet motivimi ynë dhe forca jonë lëvizëse për realizimin e qëllimeve për arritjen e vlerave evropiane tek qytetarët e Maqedonisë, të cilat në një masë të konsiderueshme tashmë janë pjesë e përditshmërisë tonë. Është me rëndësi të theksohet se mediat janë kyçe për demokracinë e vendit si kontribues në pluralizëm, zhvillim demokratik dhe dialog.

Liria e besimit, ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes publike të mendimit, fjalës, paraqitjes publike dhe informimit publik mbeten parime themelore të Bashkimit Demokratik për Integrim, me qëllim të përfshirjes së publikut të gjerë në procesin e përgjithshëm integrues të vendit. Liria e të shprehurit dhe medieve do të vazhdojë të promovohet përmes vazhdimit të dialogut me mediet për të gjitha çështjet e hapura duke u bazuar kështu edhe në Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila thotë “Secili ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe përhapjes së informacionit dhe ideve me çfarëdo mjete, pa marrë parasysh kufijtë”.

 

Rilindje me Besë garanton lirinë dhe pavarësinë e mediave

Në platformën e partisë politike Rilindje me Besë, premtohet se do të punohet në lirinë dhe pavarësinë e mediave.

“ Ne do të punojmë për lirinë dhe pavarësia e mediave, si dhe do të shpallim luftë kundër secilës formë të korrupsionit, abuzimit me pushtetin, por edhe kundër të gjitha formave të ekstremizmit dhe ksenofobisë. Në do të kërkojmë që të garantohet liria dhe pavarësia e mediave”, thuhet në platformën e Rilindje me Besë.

VMRO: Me ligj do të mbrohet liria e mediave

VMRO DPMNE premton se liria e mediave do të ruhet dhe mbrohet me anë të ligjit.

“ Më anë të ligjit janë dhënë shtyllat kryesore dhe kushtet të cilat duhet të plotësohen nga ana e botuesve të mediave gjatë kryerjes së detyrës së tyre, ligj ky i cili është në përputhje me aktet dhe standardet e Këshillit të Evropës dhe OSBE-së, që kanë të bëjnë me sigurimin e lirisë së shprehjes dhe lirinë e mediave.

Ky ligj i siguron të drejtën gazetarit që të punojë në përputhje me bindjet e tij, por me respektimin e etikës gazetareske, dhe të drejtën e gazetarit për të mos zbuluar burimin e tij të informacionit.

Më këtë ligj do të jetë obligativ impresumi i cili krijon mbrojtje te publikut, dhe të drejtën e tyre për të ditur atë që jep informacionin dhe përpiluesin e përmbajtjes. Gjithashtu do të kërkohet që mediat ti publikojnë strukturën e tyre publikisht, me ç’rast sigurohet mbrojte e pluralizmit mediatik”, thuhet në platformën e VMRO-së.

LSDM: Ne do të punojmë dhe krijojmë hapësirë mediale për informim objektiv

Njoftimi i mediave për gjendjen e shtetit tonë është jo i drejtë shkaku i presioneve të shumta mbi to, apo shkaku i korrupsionit, nëpërmjet të cilit shpenzohen paratë e popullit nga ana e qeverisë, vlerëson LSDM.

“Sistemi mediatik në Maqedoni është në krizë të thelle. Për disa vite shteti jon ra nga veni i 34 ne vendin 118 të listës për media të lira, e pozicionuar mes Taxhikistanit dhe Mali. Nga muaji maj 2016 Maqedonia sipas Freedom house, ndodhet në rangun e shteteve jo të lira sa i përket mediumeve.

Ne do të punojmë dhe krijojmë hapësirë mediale për informim objektiv dhe të drejtë të qytetarëve, spese vetëm qytetarët e informuar drejtë mund të sjellin vendime të lira për të ardhmen e shtetit të tyre. RTVM të jetë i pavarur nga politika apo ndikimi politik dhe të kryej funksionin e saj informative ne interes të publikut në Maqedoni”, qëndron në platformën e LSDM.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button