Javier Faus: Sulmet ndaj Barcelonës, jo rastësi

Barcelona hidhet në kundërsulm pas vendimit të FIFA-s për të pezullar për një vit merkaton në hyrje të klubit katalanas. Zv/presidenti i kampionëve në fuqi të Spanjës, Javier Faus, siguroi se ajo që po ndodh me Barcelonën nuk është e rastësishme, duke aluduar për një sulm të qëllimshëm.

“Asgjë nga kjo që po ndodh nuk është e rastësishme. Prej 5 vjetësh Barça është viktimë e një seri akuzash si ajo e dopingut apo e agresionit ndaj trajnerëve tanë, Guardiola dhe Villanova etj etj. Deklaratat e personazheve të caktuara, që janë të pavarur nga bordi drejtues, çështja Neymar, Messi….asgjë nuk është e rastësishme. Kërkojnë të prishin imazhin e Barcelonës, por ne duhet të jemi të bashkuar për të mos i lejuar”, transmeton Supersport.

Sipas Faus, Barcelona sulmohet nga njerëz që e kanë të vështirë ta pranojnë suksesin e katalanasve prej një dekade.

“Po hetojmë për të zbuluar se kush qëndron pas këtyre që po ndodhin dhe kur ta zbulojmë do të themi. Ka shumë njerëz që nuk e përtypin dot faktin që Barcelona po fiton gjithçka dhe po shkëlqen me futbollin e saj prej një dekade. Drejtuesit dhe trajnerët shkojnë e vijnë, por Barça mbetet e njëjta”.

Lajme të ngjashme

Back to top button