OSBE shpreh shqetësime për votimin e diasporës

Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it ka publikuar sot raportin e parë të vëzhgimit nga data 10 deri 26 mars, të aktiviteteve parazgjedhore të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Raporti përfshin zhvillimet mes dy partive parlamentare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, pas mospajtimeve për kandidatin konsensual.

Në raport theksohet se, Kodi Zgjedhor ka adoptuar pjesën më të madhe të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, por nënvizon se, një numër i madh i çështjeve që paraqesin shqetësim mbetet i paadresuar.

Çështjet shqetësuese, sipas OSBE/ODIHR-it, janë pabarazia mes votave të mërgatës dhe ato të vendit, pabarazia e mandateve në zgjedhjet parlamentare në mërgatë, si dhe kushti për sigurimin e kuotës 40 për qind të daljes së votuesve në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.

Raporti shpreh vlerësimin se, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka respektuar deri tani të gjitha afatet ligjore.

Lajme të ngjashme

Back to top button