Kujdes! 7 arsye përse ai ndjehet i pasigurtë për lidhjen

Meshkujt mund te jenë të pasigurtë për lidhjen e tyre për shkak të një sërë gjërave. Pasiguritë e tyre nuk janë faji i juaj, por përderisa të dy bisedoni sinqerisht për këtë temë ndoshta mund të gjendet ndonjë mënyrë ta tejkaloni së bashku këto pasiguri të tij. Shihni 7 arsyet për të cilat ai mund të ndjehet i pasigurtë përkrah juve…

1.Mendon se nuk ndani kohë mjaftueshëm për të

Nuk ka ndonjë gjë të keqe kur dikush dëshiron hapësirën e vet, e aq më pak të ketë ndonjë punë e cila kërkon të udhëtoni më shumë. Por, nëse ai dëshiron të kalojë më shumë kohë me ju dhe ju nuk e dini nëse mundeni t’ia plotësoni kërkesat, thjesht pyesni veten nëse me të vërtetë nuk keni kohë ose vetëm mendoni për ndonjë arsyetim.

2.Ju ka dëgjuar duke biseduar me ndonjë mashkull tjetër dhe ju silleni çuditshëm në lidhje me këtë

S’ka ndonjë të keqe të keni meshkuj në shoqërinë tuaj ose të jeni në kontakt me kolegët tuaj. Por kjo nuk do të thotë se duhet t’i fshihni këto biseda dhe të reagoni keq kur ai t’ju pyesë diçka më shumë për to.

3.Asnjëherë nuk ka qenë në shtëpinë tuaj

Dhe as që i njeh shoqet tuaja. Përderisa e ndjeni atë se akoma nuk mund të jeni më të afërt me partnerin tuaj dhe nuk flisni hapur për këtë, atëherë gjasat se ai do të ndjejë se fshihni diçka prej tij janë të mëdha.

4.Mendon se e shihni më shumë si shok se sa si të dashur

Me siguri që nuk kërkon nga ju ta përfshini vazhdimisht në jetën tuaj ose të ecni dorë për dore nëpër rrugë, por nëse silleni sikur nuk ju vjen mirë që ju puth ose prek, kjo gjë mund të ketë ndikim tek vetëbesimi i tij.

5.Jeni më e suksesshme se ai

Çdokush mund të ndjehet keq nëse është në lidhje me një person më të suksseshëm se ai/ajo. Kjo nuk do të thotë se duhet ta fshihni suksesin tuaj, por jini më e kujdesshme kur flisni për punën tuaj.

6.Ai e din se sa jeni e famshme në rrjetet sociale

Edhe pse shancet për ta braktisur të dashurin tuaj për dikënd i cili ju ka lënë koment me shumë zemra janë të vogla, sidoqoftë pasiguritë e tij nuk duhet të jenë racionale për të ekzistuar.

7.Ka qenë i tradhëtuar më parë

Përderisa ka pasur eksperienca të këqija me femrat e tjera, ka gjasa që këto pasiguri t’i mbartë me vete edhe te lidhja e re. Vetëm jini të durueshme dhe tregoni atij se mund t’ju besojë dhe se gjërat së shpejti do të shkojnë për kah më e mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button