Revista Time zgjedh personazhin e vitit, ja kush është njeriu më me ndikim në 2016-ën

Kjo është e 90-a herë që revista prestigjioze Time zgjedh personazhin që ka pasur gjatë një viti ndikimin më të madh në të gjithë botën. Ndoshta nuk është surprizë i zgjedhuri këtë vit. Me një fushatë të jashtëzakonshme elektorale, me shumë akuza dhe kundërakuza, për mirë apo për keq, Donald Trump është njeriu më me ndikim gjatë 2016-ës. Për pushtetin dhe fuqinë e treguar deri tani, njerëzit vijojnë të jenë të ndarë në dy, megjithatë, siҫ shkruan revista, nga 3 votues amerikanë, 2 ia dhanë votën Donald Trump dhe ky është një tregues që meriton vëmendje të madhe, pajtohemi ose jo me zgjedhjen, shkruan Revista Class.

Tani është testi i radhës. 2016-a ishte viti i tij, ndërsa 2017-a do të jetë viti i rregullave të tij, dhe si për shumë lider të tjerë të mëparshëm, edhe për Trump, ky është shansi për të treguar ҫ’do të sjellë të re për Amerikën.

Lista e prestigjiozes përfshinte edhe kandidaten për presidente Hillary Clinton, e cila u rendit në vend të dytë.

Pasi u njoh me vlerësimin e prestigjiozes, Trump tha për NBC­ se për të “është një nder i madh” dhe se ky ҫmim “do të thotë shumë për mua”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button