Grubi: Vota e përçarë shqiptare, votë e sigurt për VMRO dhe LSDM

Bartësi i listës për njesinë zgjedhore 1 Artan Grubi, dha një porosi për votuesit shqiptarë ku kërkoi unifikim dhe mospërçarje të votës shqiptare. Sipas Grubit, ndarja e votës në parti të vogla do të sjellë sërish dobësimin e faktorit shqiptar dhe përfaqësimit në Kuvend.

“Duke pas   këtë  parasysh  edhe  këtë  arsye,  kryetari  Ahemti  i ftoi  partitë  e vogla  dhe  iniciativat  qytetare   që të  bashkohen  në mënyrë  që të fitojnë  shqiptarët dhe  të fitojë kombi shqiptar.   Pasi këto  parti të vogla dhe iniciativa u bënë copë-copë dhe  pikë e pesë,  akoma pa fituar legjitimitetin,  atëherë  shqiptarët  në  zgjedhjet  e 11 dhjetorit kanë vetëm një zgjedhje, atë që të bashkohen, me Ali Ahmetin dhe  BDI-në”, deklaroi Grubi.

Grubi tha se zgjedhje janë historike dhe jashtëzakonisht të rëndësishme andaj, sipas tij, përçarja e votës dhe shkuarja huq e votës nuk duhet lejuar nga votuesi shqiptar

“Çdo votë për këto iniciativat e përçara, shkon në favor të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, duke  dobësuar  jashtëzakonisht  prezencën  shqiptare  në  Kuvendin e   Maqedonisë  dhe duke  dëmtuar  interesat  shqiptare”,  u shpreh Grubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button