Ivanovski do ti paguaj 300 mijë denarë ministres së kulturës

Anëtari i LSDM-së Igor Ivanovski duhet të paguaj 300 mijë denarë dëmshpërblim për shpifje ministres së kulturës Elizabeta Kamçevska Milevska, vendosi Gjykata themelore Shkupi 2.

Këshilli gjyqësor ka miratuar padinë e ministres dhe mori vendim se përcakton përgjegjësi civile ndaj të akuzuarit Ivanovski.

Sipas gjykatës ai ka shpifur për ministren Kamçevska Milevska me qëllim që të dëmtojë reputacionin e saj.

Ivanovski si anëtarë bordit ekzekutiv të LSDM-së në disa press konferenca më 3, 4, 5 nëntor të 2010 ka deklaruar se projekti Shkupi 2014 “është një larje klasike e parave”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button