Vrasja e Almirit, ekspertiza neuro-psikiatrike për Boban Iliç akoma nuk ka përfunduar

Ende nuk ka përfunduar ekspertiza neuro-psikiatrike e të akuzuarit Boban Iliç nga Kumanova, i cili akuzohet për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu. Alsat M tentoi të sigurojë informacione se në duart e cilit neuro-psikiatër ndodhet lënda, por nga Klinika e neuro-psikiatrisë pranë spitalit shtetërorë, nuk u përgjigjën.

Burime brenda kësaj klinike në kushte anonimati thonë se nuk ka një kohë të caktuar se për sa ditë duhet të përfundojë një ekspertizë neuro-psikiatrike. E gjithë kjo varet nga puna e mjekut që e bën analizën dhe bazuar në këtë procesi mund të zvarritet një kohë të gjatë. Ky proces zvarritet prej 6 muajsh duke pamundësuar kështu vendimin gjyqësorë për vrasjen e Almirit.

Në opinion dyshohet për manipulime në procesin e hetimit dhe në çështjen e analizës neuropsikiatrike. Mbrojtja e ka kërkuar analizën me qëllim shmangien nga dënimi i paraparë. Megjithatë, ekspert nga kjo lëmi thonë se në këtë sferë nuk ka vend për manipulime.

Që nga 25 qershori rasti i Almir Aliut ende po zvarritet. Ditë më parë nga Prokuroria Themelore e Kumanovës njoftuan se ende janë në pritje të analizës neuro-psikiatrike. Nga ana tjetër vetëm edhe 6 muaj kanë mbetur deri kur do t’i përfundojë paraburgimi agresorit Boban Iliç. Përfundimi i paraburgimit duhet patjetër të pasojë epilogun gjyqësor.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Une qe shkruaj jam me kombesi maqedonase dhe banim ne Tirane. Denoj rende aktin e vrasesit dhe aq me teper te zvarijes se hetimeve. Almiri eshte viktime e pa fajshme .Akti i vrasesit eshte i ulet dhe i shemtuar dhe pamvaresisht nga gjendja psiqike ai duhet te mare denim te rende. Akte te tilla nuk i sherbejne bashkejeteses. Te gjithe jemi te barabarte para zotit dhe ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button