Fillim i mbarë i Juventusit në Europa Ligë (Video)

Juventus ka shënuar fitore në ndeshjen e parë 1/16 e finales së Europa League.
“Zonja e Vjetër” ka arritur të triumfoj para shikuesve të vetë kundër ekipit turk Trabzonspor me rezultat prej 2:0.

Ishte i sapotransferuari nga ekipi i anglez Southampton, Pablo Osvaldo, ai i cili me anë të një goli të realizuar në minutën e 15 të takimit, i solli epërsinë ekipit vendas.

Megjithëse te dyja ekipet e kërkuan golin e fitores, rrjetat e ekipeve kundërshtare heshtën përgjatë 80 minutave të tjera, përkatësisht deri në kohën shtesë kur në skenë doli francezi Paul Pogba, i cili me anë të një goli vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 2:0 për Juven.

Kujtojmë se këto dy ekipe do të takohen pas një jave, por kësaj radhe Juventus do jetë mysafirë i stadiumit të zjarrtë turk ‘Avni Aker’.

Lajme të ngjashme

Back to top button