Daçiç: Në Kosovë të mbahen zgjedhje edhe për serbët

Kryeministri i Serbisë ka deklaruar se qeveria e tij kërkon që në Kosovë të mbahen zgjedhje parlamentare për serbët.

“Kjo duhet të ndodhë me ndihmën e misionit ndërkombëtar”, -i ka thënë Daçiç përfaqësuesit të BE-së në Beograd, Michael Davenport, në takimin e së mërkurës.  

Më tej Daçiç ka shtuar se serbët duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 marsit në veri të Kosovës, në Mitrovicë, në mënyrë që komuniteti serb të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton B92. 

Ai theksoi se pavarësisht fushatës zgjedhore, e cila është ende në proces, qeveria e Serbisë po merr të gjitha masat e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe të pranohet nga Bashkimi Evropian. Sipas kreut të qeverisë serbe, “vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe implementimi i Marrëveshjes së Brukselit janë shumë të rëndësishme”./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button