6 arsyet më të shpeshta përse ndahen çiftet shqiptare

Shpesh herë dashuria ndalet në gjysmë si pasojë e ndonjë gabimi të njërit partner apo konflikteve me njëri – tjetrin. Edhe pse çiftet thonë se ai/ajo që dashuron edhe fal duket që kjo nuk është plotësisht e vërtetë pasi që në shoqërinë shqiptare disa gjëra janë të pafalshme. Kjo është lista e disa arsyeve përse çiftet shqiptare ndahen, e që ne e sjellim për ju:

“E kanë marrë vesht të shtëpisë” Kjo është fjalia të cilën zakonisht partneria ia thotë të dashurit e që lë të kuptojmë se familja e saj nuk e aprovon dashurinë me djalin, qoftë për shkak të moshës së re apo ndonjë arsye tjetër.

I ka patur më shumë se 2 ish të dashur Sipas shumicës së djemve shqiptar, nëse një vajzë i ka pasur më shumë se 2 të dashur ajo nuk është e moralshme dhe kësisoj kjo dukuri bën që shumë çifte të ndahen për këtë arsye.

Ja ka bërë ‘like’ fotot ndonjë vajze/djali Edhe pse thonë që xhelozia është e mirë për arsye se ai/ajo që xhelozon edhe dashuron, ndonjëherë është edhe e dëmshme. Kjo arsye se përse ndahen çiftet ndodh në rastet e xhelozisë së tepërt, ku nëse njëri nga partnerët ja pëlqen fotot dikujt atëherë lindin probleme mes çiftit.

Kanë kuptuar se janë kushëri Fatkeqësisht edhe kjo është një dukuri mjaft e zakonshme në vendin tonë. Kjo zakonisht ndodh pas një kohe të gjatë të lidhjes, ku çifti fillon të njihet mes vete edhe familjarisht, e kur fillon njohja familjare e kuptojnë që janë të lidhur më shumë se si çift me njëri – tjetrin.

Nuk është e virgjër Për shkak të mentalitetit, siç e quajnë disa të “prapambetur”, shumë çifte e prishin lidhjen e tyre për shkak të së kaluarës së vajzës sepse shumë meshkujve shqiptar u pengon nëse e dashura e tyre e ka humbur virgjërinë me dikë tjetër. Siç duket shqiptari në gjithçka dëshiron të jetë i pari!

Kur ia vonon fjalët në Facebook kjo ndodh në rastet ekstreme të xhelozisë, ku nëse gjatë kohës kur janë duke biseduar me njëri-tjetrin, djali apo vajza ia vonon fjalët atëherë menjëherë fillojnë problemet. Kjo për arsye se vonimi i fjalëve lë të kuptojmë që partneri jonë gjatë kohës kur është duke biseduar me ne, është duke biseduar edhe me ndokënd tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button