Merkel, Gabriel dhe ARD akuzohen se e minimizojnë vrasjen e studentes nga ana e një refugjati

Arrestimi i refugjatit 17-vjeçar afgan, i cili dyshohet për përdhunim dhe vrasje të studentes gjermane, i ka ashpërsuar raportet mes gjermanëve dhe i ka rritur shanset e të djathtës ekstreme që të bëhet partia e tretë më e fuqishme në vend në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Zëvendëskancelari dhe lideri i SPD të Gjermanisë, Zigmar Gebriel kërko sot arrestim të emigrantit nga Afganistani, i cili me siguri në tetor e ka përdhunuar dhe vrarë studenten 19 vjeçare të mjekësisë, që të mos përdoret për “propagantë dhe teori konspirative”, të cilat mund të shkaktojnë tensione mes gjermanëve dhe mbi 1 milion refugjatëve, të cilët vitin e kaluar dhe këtë vit kanë hyrë në vend.

“Të gjithë e kanë të qartë se refugjatët mund të bëjnë kaq krim të tmerrshëm si dhe njerëzit e lindur në Gjermani”, deklaroi Gabriel në përpjekje që ta qetësojë opinionin”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Njëri nga liderët e partisë nacionaliste Alternativa për Gjermaninë paraprakisht i akuzoi kancelaren Angela Merkel dhe zëvendëskancelarin Gabriel për mbulim dhe minimizim të shumë rasteve, të cilat pushteti i quan “raste të izoluara” nga ana e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button