Gjermania e shqetësuar për shkak të krizës në Itali

Berlini zyrtar është i shqetësuar për shkak të krizës qeveritare në Itali pasi kryeministri italian Mateo Renci paralajmëroi dorëheqje pas referendumit të pasuksesshëm  për reformat kushtetuese, lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Berlini.

“Mendoj se Renci ka bërë gjest të vërtetë, por bëhet fjalë për krizën qeveritare e cila duhet të tejkalohet, ajo nuk është kriza e shtetit por është krizë qeveritare. Ajo nuk është porosi pozitive për Evropën në këto kohë të vështira”, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme Frank Valter Shtajnmajer.

Propozimet e Rencit për fuqi më të madhe të pushtetit qendror ishin hedhur poshtë pothuajse nga 60 për qind e votuesve italianë. Kriza qeveritare italiane mund të ndikojë seriozisht  në situatën e BE-së e cila përballet me borxhe të mëdha  të vendeve anëtare mes të cilave Italia është një nga më të rrezikshmet dhe me më shumë borxhe nga fluksi i ri i refugjatëve e cila pjesërisht mund të kalojë edhe përmes gadishullit të Apeninit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button