Digjet një audi në Shkup

Tre persona të panjohur mbrëmë i kanë vënë flakën një automjeti motorik “Audi” me targa të Shkupit, pronë e F.F. (55) nga Shkupi në rr. Hristijan Todorovski Karposh.

Autorët pasi që janë vërejtur nga denoncuesi kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Zjarri është lokalizuar nga pronari dhe fqinjët.

Rastin e ka denoncuar F.F. mbrëmë 21 minuta pas mesnate.

Ndërmerren masat për gjetje të autorëve dhe për zbardhje të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button