Mos i lini fëmijët brenda gjatë gjithë ditës! Ja nga çfarë rrezikohen

Fëmijët dikur kalonin më shumë kohë duke luajtur jashtë shtëpisë, me top, duke ngarë biçikletën përreth shtëpisë etj. Ndërsa në ditët e sotme ata qëndrojnë më shumë brenda duke luajtur me pajisjet elektronike, shkruan shendeti.com.al.

Sipas një studimi të ri, ky ndryshim në kulturë po dëmton sytë e fëmijëve – jo vetëm nga qëndrimi për një kohë të gjatë para ekraneve të pajisjeve elektronike, por edhe nga mungesa e rrezeve të diellit.

Shkencëtarët tek Shkolla e Higjienës dhe Mjekësia Tropikale në Londër kanë zbuluar se ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet B ul në mënyrë drastike rrezikun e zhvillimit të miopisë (shkurtpamësia).

Ata thonë se është shumë e rëndësishme ta marrim diellin gjatë fëmijërisë për të ulur rrezikun e zhvillimit të miopisë kur rritemi.

Miopia është një defekt i shikimit që shkaktohet nga një sërë faktorësh mjedisorë dhe gjenetikë. Ajo ka filluar të përhapet shumë këto kohët e fundit.

Duke u bazuar tek studimet e mëparshme, një ekip shkencëtarësh, të kryesuar nga dr. Astrid E. Fletcher, nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër shqyrtuan lidhjen midis rrezeve ultraviolet B dhe miopisë.

Ata morën të dhënat e pjesëmarrësve mbi 65 vjeç nga 6 studime të ndryshme. Nga 4,187 pjesëmarrës, 4,166 prej tyre bënë një ekzaminim të syve dhe iu përgjigjen një pyetësori.

Pasi i përjashtuan disa pjesëmarrës për faktorë të ndryshëm, në grupin përfundimtar mbetën 371 pjesëmarrës me miopi dhe 2,797 pa këtë defekt të syrit.

Në fund të studimit, shkencëtarët zbuluan se ekspozimi i lartë ndaj rrezeve ultraviolet B në moshën 14-19  vjeç dhe 20-39 vjeç ulte rrezikun për zhvillim të miopisë.

Ata testuan gjithashtu edhe suplementet – si vitamina D – për të parë nëse mund ta ulte rrezikun, por nuk gjetën asnjë lidhje mes saj dhe shëndetit të syve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button