Zaev: Qëndrimi grek nuk çon në zgjidhje të problemeve

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë takimit me shefin e diplomacisë greke Evangelos Venizellos, ka theksuar rëndësinë e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, si një nga çështjet më strategjike të vendit.

“Kërkuam inkuadrimin më të fuqishëm të BE-së dhe Greqisë, për zgjidhjen  e problemeve që  ka Maqedonia në rrugën drejtë integrimeve evropiane”, deklaroi Zaev.

Zoran Zaev, tha se gjatë takimit është potencuar se qëndrimi Greqisë nuk çon në zgjidhjen e problemeve, por zgjidhja e tyre është e mundur nëpërmjet vizitave dhe takimeve të tilla.

Praktikën e këtillë tha Zaev, faktorët politik duhet ta shfrytëzojnë për të biseduar për të përmirësuar marrëdhëniet e përgjithshme në mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button