Besimi informon Venizellon me reformat për promovimin e marrëdhënieve të mira

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Fatmir Besimi sot realizoi takim me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë dhe ministër për punë të jashtme të Republikës së Greqisë dhe kryetar i Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian Evangelos Venizelos. 

Besimi e vlerësoi vizitën e Venizellos si mundësi të përkryer për të biseduar për euro integrimet dhe përforcimin e bashkëpunimit. 

Nga ana e Venizelos u prezantuan prioritetet e kryesimit grek me Këshillin e BE-së. Njëherit, Besimi i uroi realizim të suksesshëm të prioriteteve të planifikuara dhe potencoi se kjo është e rëndësishme edhe për Maqedoninë duke pasur parasysh se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian paraqet prioritet strategjik për Republikën e Maqedonisë.

Gjithashtu Besimi theksoi nevojën dhje rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të frymës pozitive të Samitit të Selanikut 2003 dhe Strategjisë për zgjerim të BE-së për Ballkanin Perëndimor 2013-2014. Në takim u diskutua shkalla e realizimit të konkluzioneve të dhjetorit të Këshillit të BE-së. Në këtë drejtim, Besimi theksoi rëndësinë e Dialogut Aderues të Nivelit të Lartë – HLAD, si dhe përpjekjet që ka ndërmarrë Qeveria Republikës së Maqedonisë në aspekt të reformave dhe promovimit të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore lidhur me çështjet e hapura me qëllim të fillimit të negociatave me BE-në dhe përshpejtim të euro integrimeve.

Ai informoi edhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndëretnike. Besimi informoi edhe për miratimin e Programit para-aderues ekonomik për periudhën 2014 – 2016, si dhe për planet për përgatitje të një draft dokumenti nacional për konkurrencë.

Lajme të ngjashme

Back to top button