Trend i ri palestre për 2017 – zvarritje

Në festivalin “Balans” i mbajtur në Londër është prezantuar trendi i ri i palestrës – zvarritje.

Edhe krahas asaj që në pamje të parë duket qesharake kur shikoni dikë, i cili tërhiqet zvarrë në shtëpi apo palestër dhe të krijon përshtypjen e një çerdhe fëmijësh sesa një ushtrim palestre, por zvarritja është një ushtrim i cili do praktikohet tani e tutje për trupin, njofoti Si-En-En.

Stërvitja ndihmon për të balancuar peshën e trupit dhe nuk ka nevojë për asnjë pajisje palestre.

“Ne kemi parë tashmë rritje të popullaritetit të personave që e ushtrojnë këtë metodë dhe ka dhënë rezultat. Britania e Madhe tani është duke ndjekur shembullin”, shprehen ekspertët e  “Got Your Back Total Health”.

Ky ushtrim mund të bëhet lehtësisht në shtëpi, pasi zvarritja është e dobishme për një sërë arsyesh. Kjo është një lëvizje simetrike, që do të thotë se ju duhet të punoni shumë për të mbajtur një pozicion të përsëritur. Zvarritja ndihmon jo vetëm me forcën e përgjithshme të trupit, por gjithashtu iu jep edhe qëndrueshmëri.

Ekspertët vlerësojnë se kjo metodë ndikon nga  kyçet, supet dhe deri te ijet, këmbët dhe kofshët, ky ushtrim ka efekt. Gjithashtu ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, dhe rregullon qëndrimin tuaj duke ndihmuar shpinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button