Nico Rosberg, kampioni botëror në Formula 1 përfundon karrierën

Nico Rosberg, kampioni aktual botëror në Formula 1, vetëm pesë ditë pasi fitoi titullin kampion bote në bolidin Mercedes, vendosi të përfundojë karrierën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nga momenti kur fitova në Suzuki, kur çështja ishte në duart e mia, filloi një presion i madh dhe fillova të mendoj për dhënien fund të karrierës së vozitjes nëse bëhem kampion botëror. Të dielën në mëngjes në Abu Dabi e dija se kjo mund të jetë gara ime e fundit”, tha mes tjerash, Nico Rosberg.

I biri i Keke Rosberg, kampion në Formula 1 në vitin 1982, përfundoi karrierën e tij në moshën 31-vjeçare pasi në sportin auto-moto ishte dy dekada e gjysmë. Nico Rosberg është fituesi i serisë GP2 në vitin 2005 për ekipin ART Grand Prix, ndërsa më parë ka garuar për ekipin e drejtuar nga babai i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button