Hoxhaj: Serbia është gjithnjë më agresive ndaj Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se Serbia është bërë shumë agresive në raport me Kosovën.

Ministri Hoxhaj, ka vlerësuar se mosnjohja e Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së nuk paraqet fare problem për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Përkundrazi, ai ka thënë se katër nga këto vende tashmë e kanë njohur pasaportën e Kosovës, proces ky i cili, siç është shprehur ai, e ndihmon mjaft liberalizimin.

“Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga këto vende nuk ka qenë asnjëherë problem për liberalizmin e vizave apo kusht i vënë. Përkundrazi, përmbushja e kritereve të brendshme për Kosovën është kushti evropian”, ka deklaruar ai gjatë një interviste për “Zërin”.

Hoxhaj më tej ka thënë se së fundmi ka marrë përkrahje edhe nga vendet e Vishegradit për proceset eurointegruese të Kosovës.

Ndërkohë, ka vlerësuar se Serbia është bërë shumë agresive në raport me Kosovën dhe, ashtu si ai ka deklaruar, atë ka filluar ta pengojë pothuajse kudo prania e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button