Gazetaria që trajton lajmin si mjet për propagandë

[Recension: Lideri i BESËS në spotin parazgjedhor e trajton Fadil Zendelin si shërbëtor!]

Është bërë trend i portaleve që të fusin vlerësime personale në kategorinë e lajmeve. Sidomos, tani, kur jemi në fushatë parazgjedhore, kur media të ndryshme po shërbejnë për qëllime propagandistike, e jo për të informuar.

download-1Linku deri te artikulli origjinal: Lideri i BESËS në spotin parazgjedhor e trajton Fadil Zendelin si shërbëtor!

Data dhe koha e publikimit: 23.11.2016

Data e recensionit: 29.11.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë është shembull tipik për shqetësimin e ngritur më lartë. Përmbajtja shpalos një mendim personal për spotin parazgjedhor të një partie politike, të cilin nuk e analizon përmes vështrimeve të njohësve apo ekspertëve ose të publikut, por nga pikëpamja e vetë autorit.

Edhe pse Fadil Zendeli është profesor dhe doktor shkence, ai aty në atë spot televiziv trajtohet si një shërbëtor edhe pse i veshur me kostumin e BESËS. Kjo padyshim është pasojë e manipulimit dhe i mjeteve financiare që i ka kjo parti pa hy në detale prejardhjen dhe destinimin e tyre, po nga këtu shihet se pse Fadili trajtohet në atë mënyrë.

Kjo qasje është tërësisht e njëanshme. Mungesa e prezencës së palës së dytë apo palës për të cilën flet teksti e bën atë jo objektiv, tendencioz dhe propagandistik… Por, edhe kështu, teksti ndoshta edhe mund të zinte vend pa problem në një medium, mirëpo në kategorinë e opinioneve. Publiku ka nevojë për lajme në interes të përgjithshëm, e jo interpretime të gazetarëve për ngjarje të ndryshme. Gazetari nuk duhet të ndikohet nga grupe të interesit ose partive politike, ndërsa kur gazetarët vetë bëjnë opinione apo komente, kjo gjë duhet të jetë e qartë për publikun, e ndarë nga lajmi dhe e vendosur në rubrikë adekuate.

Sipas Kodit Etik gazetaresk, ashtu si edhe çdo qytetar, gazetari ka të drejtë për të pasur qëndrimet e tij politike, por gjatë ushtrimit të profesionit të tij ai duhet të qëndrojë objektiv.

Media dhe gazetari nuk duhet të publikojnë material (informacion, fotografi, mendim, koment) që ka për qëllim të përhapë armiqësi ose urrejtje, ose nëse ekziston besueshmëri e madhe se materiali i publikuar do të shkaktojë armiqësi ose urrejtje ndaj dikujt për shkak të racës, përkatësisë etnike, gjinisë, besimit, përkatësisë politike, orientimit seksual, hendikapit fizik, etj.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button