Kan: Qyteti i Londrës do të kërkojë marrëveshje të posaçme për Brekzit-in

Londra do të kërkojë marrëveshje të posaçme, që do t’u mundësonte ndërmarrjeve të vazhdojnë të sigurojnë kuadro nga vendet e BE-së edhe pas Brekzit-it, deklaroi prefekti Sadik Kan në bisedë me biznesmenë nga kryeqyteti britanik.

Kan paralajmëroi organizim të takimit të posaçëm të kreut në vitin e ri, në mënyrë që të shqyrtohet kjo çështje me grupe të ndryshme afariste.

Ai insiston se kompanitë dhe firmat londineze edhe mët ej të kenë qasje të posaçme drejt fuqisë së arsimuar dhe profesionale punëtore nga vendet e BE-së.

Në forumin e mbajtur në Londër, prefekti Kan i informoi liderët afaristë se po bën presion ndaj Qeverisë që të pranojë pozitë në negociatat për dalje nga Unioni, e cila do t’i kënaqë kërkesat për fuqi të kualifikuar punëtore.

Kan i akzon ministrat se nuk e dëgjojnë brengosjen e qendrës financiare londineze Siti, rreth këtyre gjendjeve.

“Në takimet e mia mujore me ministra qeveritar, marr përshtypje se ata sikur nuk e dëgjojnë atë që u flas”, u ankua prefekti Kan.

Rreth 650 mijë persona të lindur nga e mbarë BE-ja, tani punojnë në Londër, që është barabart me 12,5 për qind të fuqisë punëtore në kryeqytetin britanik.

Shumica prej tyre janë në sektorin e ndërtimtarisë, 88 mijë, si dhe në sektorin financiar dhe të sigurimeve, ku ka 50 mijë evropianë. Madje 58 mijë janë të punësuar në sektorin shkencor, arsim dhe si personel teknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button