Vuani nga anemia? Ja 3 këshilla të pazakonta

Nëse vuani nga anemia si pasojë e mungesës së hekurit, kujdesi i plotësimit të nevojave ditore në hekur nëpërmjet ushqimit është primare. Por ka edhe disa truke të tjera që mund të bëni., shkruan shendeti.com.al

3 prej tyre janë:
1. Gatuani në tenxhere dhe tiganë prej gize. Kjo ju ndihmon të shtoni përmbajtjen e ushqimit në hekur që çlirohet nga ena prej hekuri.

2. Bëni 2-3 javë pushime në mal. Në lartësi mbi 2000 m, trupi ynë prodhon më shumë eritropietine – një hormon që prodhohet në veshka dhe nxit formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Por kujdes: gjatë kësaj periudhe është e nevojshme të merrni hekur mjaftueshëm nga dieta.

3. Shtoni pak mish ose peshk në sallatat dhe gatimet tuaja me fasule dhe thjerrëza. Një faktor proteinik muskular që gjendet te mishi dhe peshku shtojnë përthithjen e të dy formave kimike të hekurit (heme & nonheme), ndërsa vitamina C shton përthithjen vetëm të llojit “nonheme” që gjendet te bimët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button