“Rilindjen me BESË’’ fiton mbështetje të madhe në Saraj

Koalicioni “Rilindje me Besë’’, sonte ishte prezent në Saraj, për të shpalosur platformën dhe programin e tyre zgjedhor.

Në këtë tubim ishte prezent edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Dr. Bilall Kasami. Gjatë fjalimit të tij sonte në Saraj, mes tjerash kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha: “Ne duam të promovojmë politikanë të realizuar në profesionet e tyre të cilët nuk do e përdorin partinë si strehimore të vetmen për t’i mbuluar dhe fshehur paaftësitë e veta personale. Ne besojmë se në politikë janë më të dëmshëm të pasuksesshmit dhe të parealizuarit në profesionet e veta, nga që ata veprimtarinë politike e përdorin si mundësi për t’i realizuar ambiciet e tyre joproporcionale me aftësitë që kanë”.

Ndër të tjerat kryetari Bilall Kasami shtoi: “Ne të lëvizjes Besa duam t’i japim fund mendësisë e cila politikën e konsideron si biznes më fitimprurës, ne duam t’i themi mjaft më veprimtarisë politike që ka për qëllim realizimin e interesave dhe ambicieve personale të drejtuesve partiak dhe të atyre që konsiderohen si baballarë të partive. Ne si shqiptarë të Maqedonisë duhet të tregohemi të përgjegjshëm e të ndërgjegjshëm për fatin e fëmijëve tanë dhe duhet ta kuptojmë se me këta politikanë që na përfaqësonin deri tani. ne thuajse filluam t’i ngjajmë popullit të cilit i përshtaten politikanë të korruptuar dhe banditë partiak te të cilët mund të blesh vend pune, mund të blesh diplomë fakulteti dhe të cilët të japin librezë partiake. por duke t’i marrë të gjitha dhe duke të shpallur shërbëtor të partisë së tyre..”, përfundoi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Në këtë tubim madhështor fjalë rasti kishin edhe Orhan Murtezani nga shtabi qendror i koalicionit “Rilindje me BESË”, Mevlude Gjureci kandidatja për deputete e kësaj zone, Zeqirija Ibrahimi bartës i njësisë zgjedhore numër 1, Ibush Jusufi kandidat për deputet nga zona zgjedhore numër 1 dhe Sani Saidi kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër 1.

saraj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button