Gruevski: Me vite jetojmë bashkë, nuk na duhet dygjuhësia për bashkëjetesë
VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë mbajti tubimin e saj para qytetarëve të Gostivarit. Lideri i VMRO_DPMNE-së, Nikolla Gruevski premtoi se më 11 dhjetor do të ketë fitore për partinë e tij, ndërsa edhe një herë potencoi se nuk kemi nevojë për dygjuhësi për të pasur bashkëjetesë të mirë, pasi që veç më me vite jetojmë bashkë.
“ Më 11 dhjetor VMDRO-DPMNE do të ketë fitore, por populli do të dërgojë një porosi të fuqishme deri tek LSDM-ja përmes humbjes që e pret. Humbje pasi e nënçmojnë qytetarin maqedonas, pasi bëjnë Pazar me interesat shtetërorë dhe nacional vetëm për të ardhur në pushtet. Humbje pasi mendojnë se duhet që dikush tjetrë t’i bëj kryeministër dhe parti në pushtet, e jo ky popull”- theksoi në tubimin e sotëm Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore, Nikolla Gruevski.
“Ne do të jemi fitimtarë sepse në këtë shtet për herë të parë treguam si një parti politike duhet ta ndjek pulsin e kombit, të punojë për kombin dhe qytetarët, t’i përmbushë premtimet e dhëna. Për herë të parë u tregua se dikush mundet ta zvogëlojë papunësinë dhe të hap vende të reja pune për maqedonasit, turqit, shqiptarët, boshnjakët, romët…”, deklaroi bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore, Nikolla Gruevski.