Ahmeti: Nuk i realizuam premtimet sepse nuk e kishim mandatin e plotë (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim i vazhdoi sot aktivitetet e rregullta të fushatës parazgjedhore, pas një pauze për hir të festës së Flamurit.
Tubimet qendrore të ditës së sotme ishin takimet e kryetarit të partisë Ali Ahmeti, në Manastir dhe në Prespë.
Lideri i BDI-së, deklaroi se ky mandat ishte një nga mandatet më të vështira, me krizë të thellë politike për të cilin duhej një menaxhim me shumë kujdes, sepse vendi mund të shndërrohej në anarki.

Ahmeti tha se nuk kanë mundur t’i realizojnë të gjitha premtimet e bëra për shkak se nuk e kanë pasur mandatin e plotë katër vjeçar.

Pjesën më të madhe të fjalimit kreu i BDI-së e fokusoi tek përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve sidomos në vendbanimet pakicë.

Ai tha se përgjegjësia për gjendjen jo adekuate të shqiptarëve në Manastir, Prespë dhe Ohër e mbajnë autoritetet lokale që nuk kujdesen jo vetëm për shqiptarët që të jenë të përfaqësuar në mënyrë adekuate, por edhe etnitetet tjera pakicë në vend si turqit, romët, vllehët e të tjerë.

“Vërtet janë pak shqiptarë në Prespë por mbi 15 policë shqiptarë ka këtu. Integritetin, sigurinë e këtij vendi edhe ata njerëz e mbrojnë këtu, ata janë njerëz tanë. Administrata, është turp për komunën me 2 për qind apo 1 për qind administratë, është turp duhet të skuqemi, edhe ata shqiptarë që bëjnë padrejtësi ndaj maqedonasve duhet të skuqen. Ky vend është i të gjithëve, s’ka unë e dua më shumë ai tjetri më pak, të gjithë e duam njësoj, dielli është për të gjithë i barabartë”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button