Zaev: Do të kthejmë ligjin e vjetër për pensionim të minatorëve

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sonte mbajti takim me minatorët në Kamenicë , ku mes tjerash premtoi se minatorët do të marrin përsëri të drejtat e tyre, do të hapen vende të reja pune me një pagë mesatare prej 30 mijë denarë. Ky pushtet shkon, jeta vjen në Maqedoni.

“Gruevski i përgatit valixhet, duke lënë pushtetin, pushteti kthehet popullit,” tha lideri Zaev.

“Ne do të kthejmë ligjin e vjetër për pensionim të minatorëve, nuk është e lejueshme që çdokush të ketë stazh të privilegjuar, dhe minatorët të mundohen” , deklaroi Zaev.

Lideri I LSDM-së edhe para të pranishmëve në Kamenicë pretoi se pagën mesatare prej 30 mijë denarëve.

“Edhe këtu, në Kamenicë maqedonase mbetën prindërit duke derdhur lot, përmes Skype ti shohin fëmijët e tyre. Projektet tona kanë të bëjnë me rininë tonë. Nëse Gruevski ka shpenzuar 700 milionë euro në monumente dhe shatërvane, dhe unë do të shpenzoj 700 milionë euro, por për vende të reja pune. Të gjitha burimet e shtetit do të synojnë për tu krijuar vende të reja pune. Paga mesatare do të jetë 30 mijë denarë, një familje me dy punonjës do të ketë 60 mijë denarë të ardhura mujore “, tha ndër të tjerash lideri Zaev në tubimin e sotëm në Makedonska Kamenicë , për të zgjedhur jetë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button