Menduh Thaçi: Ligj për faljen e borxheve të shqiptarëve (Video)

Partia Demokratike Shqiptare tubimin qendror të ditës së sotme e ka mbajtur në Bogovinë të Tetovës, ku para të pranishmëve u drejtua lideri i kësaj partie Menduh Thaci.

Thaçi prezantoi pikat më të rëndësishme të platformës ekonomike të PDSH-së, duke premtuar një ligj të posaçëm për faljen e borxheve që shqiptarët i kanë ndaj shtetit.

“Me urgjencë do të sjellim ligj për faljen e të gjitha borxheve që kanë shqiptarët ndaj shtetit. Dhe këto borxhe janë një sasi shumë e vogël në raport me borxhin që ka shteti ndaj shqiptarëve. E vërteta e madhe është se shteti duhet të na e kthejë borxhin, e ai borxh e ka vlerën mbi 1 miliadrë e 600-700 milionë euro në vit. E dyta, kërkesa jonë që buxheti i shtetit t’u jepet shqiptarëve nënkupton sjelljen e ekonomisë shqiptare në nivelin zero. Pas asaj, buxheti i dytë do ta përmirësojë infrastrukturën ku jetojnë shqiptarët”, deklaroi lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button