Përfundoi pa zgjidhje konkrete mbledhja për Ukrainën lindore

Mbledhja e ministrave të Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë, në të cilin është biseduar për krizën dhe implementimin për armëpushim në Ukrainën lindore, ka përfunduar pa zgjidhje konkrete, por në pajtueshmëri që të vazhdojnë bisedimet.

Shefi i diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajnmaer deklaroi se bisedimet kanë qenë të vështira, por të rëndësishme dhe të domosdoshme dhe se është optimist se Rusia mund t’i tërheq trupat nga katër fushat e përfshira me konflikt.
Ai theksoi se shpreson në progres në implementimin e Minskut, që do të mund të ndikojë mbi ndryshimin e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov theksoi se mbledhja ka përfunduar pa progres në gjetjen e zgjidhjes.

“Është e pamundur që të dakordoheni me pjesët vetjake të marrëveshjes, sidomos me ato që kanë të bëjnë me sigurinë dhe reformat politike”, theksoi Lavrov.

Shefi i diplomacisë franceze Zhan Mark Ero potencoi se ka akoma shumë për të punuar në procesin e armëpushimit në Ukrainën lindore dhe shtoi se bisedimet nuk janë ndërprerë në tërësi.

Përfaqësuesit e katër vendeve në mbledhjen e sotme në Minsk është planifikuar që të përgatisin plan për implementimin e marrëveshjes për armëpushim të arritur vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button