Sheqerinska: Të pengohet shpërngulja

Bartësja e listës së kandidatëve për deputetë nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja në NJZ 5, Radmilla Sheqerinska sot në Manastir theksoi se takimet në terren në tre komuna të ndryshme nga kjo NJZ kanë treguar se në çdo familje nga të paktën një anëtar është larguar nga Republika e Maqedonisë.

Sipas Sheqerinkës, pjesa më e madhe e tyre janë larguar për shkak se nuk kanë mundur të gjejnë punë, por gjithashtu edhe pjesa e madhe e tyre janë larguar sepse me punën e tyre në Republikën e Maqedonisë nuk kanë mundur ta ushqejnë familjen e tyre e as ta krijojnë familjen e tyre.

“Më 11 dhjetor qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe nga njësia zgjedhore 5 bartin vendim nëse do të vazhdojnë me këtë jetë si deri më tani, nëse do të vazhdojnë me qeverisjen e tillë ose do të japin shans për jetë në Maqedoni, për jetë më të mirë, për paga më të larta, për më shumë vende pune. Në Planin tonë për jetë në Maqedoni, planifikojmë që paga mesatare në shtetin tonë të arrijë deri në 30.000 denarë, që të ofrojmë shans për një pjesë të madhe, pjesa e madhe e familjeve të Maqedonisë të mund t’i paguajnë llogaritë dhe t’i rrisin fëmijët në kushte normale dhe t’i sigurojnë të gjitha produktet e nevojshme për jetë normale”, deklaroi Shekerinska në ngjarjen promovuese politike në Manastir.

Ajo shtoi se programi “Për jetë në Maqedoni” ofron vendime konkrete për parandalimin e eksodit masiv, veçanërisht te të rinjtë edhe pse gjithnjë e më shumë ndodh që edhe qytetarë më të rritur të kërkojnë ekzistencë jashtë shtetit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button