Aksident në afërsi të Kumanovës, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar, njëri prej të cilëve më rëndë, në një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi dje në rrugën rajonale Kumanovë-Kriva Pallankë, në afërsi të Kumanovës, kumtoi sot MPB.

Fatkeqësia ndodhi në orën 16:30, ndërmjet një autobusi dhe një automobili të tipit Mercedes. Dy automjetet, kumtoi MPB, kanë lëvizur nëpër rrugën rajonale në drejtim të kriva Pallankës. Autobusi, i tipit “Neoplan” me targa të Shkupit i cili drejtohej nga 44-vjeçari N.R. nga Ohri ka lëvizur prapa mercedesit, i cili ndërkaq drejtohej nga G.S. (1963), banor i komunës së Karbincit me targa të Shtipit, pas çka ka ardhur deri te ndeshja e automjeteve.

Bashkëudhëtari dhe drejtuesi i mercedesit janë lënduar dhe me automjet të ndihmës së shpejtë janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, ku mjekët kanë konstatuar lëndime trupore tek shoferi, përderisa tek bashkëudhëtari janë regjistruar lëndime të rënda trupore. Pas ndihmës së ofruar mjekësore që të dy janë mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm në spitalin e Kumanovës.

Ekipi i SPB Kumanovë kreu ekspertizë në vendin e fatkeqësisë pas autorizimit të prokurorit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button