Çfarë thonë meshkujt dhe çfarë dëgjojnë femrat?

Se femra është e komplikuar nuk është diçka që nuk e dimë, por nëse i ndiqni udhëzimet në vijim do ta kuptoni më mirë. Për tu ikur situatave të palakmueshme, lexoni si i kuptojnë femrat fjalitë e meshkujve.

Ai thotë: “Dukesh e lodhur

Ajo dëgjon: “Nuk dukesh bukur”

Kjo fjali për femrat do të thotë se nuk janë tërheqëse. Secila femër mundohet të duket sa më atraktive, prandaj një shprehje e tillë i lëndon. Mundohuni me ndonjë pyetje më subtile, si për shembull: “Gjithçka në rregull?”

Ai thotë: “Je dobësuar”

Ajo dëgjon: “Më parë ke qenë e shëndoshë”

Femrat të cilat kanë punuar me veten e tyre dhe kanë humbur disa kilogramë me këtë fjali do të mendojnë se më parë s’kanë qenë të bukura. Më mirë i thoni se duket shumë bukur.

Ai thotë: “Dukesh e përkryer për vitet që ke”

Ajo dëgjon: “Dukesh shumë bukur sipas viteve që ke”

Vitet e gruas janë temë e ndaluar diskutimi. Pavarësisht asaj se bëhet fjalë për ndonjë shaka ose kompliment, asnjëher mos i zini në gojë vitet e saj.

Ai thotë: “Çfarë u ke bërë flokëve?”

Ajo dëgjon: “Stili i ri i flokëve është shumë i keq”

Komentet e llojit “Dukesh ndryshe!” ose “Ke ndryshuar diçka tek vetja!” janë gjëra që nuk duhet asnjëher t’ia thoni një femre. Në vend të saj i thoni “Shumë bukur të rrin stili i ri i flokëve.”

Ai thotë: “Me të vërtetë nuk kam kohë për bisedë”

Ajo dëgjon: “Kam punë më të mençur se sa të të dëgjoj ty”

Ekziston gjithmonë një zgjidhje më e mirë, sidomos kur është në pyetje biseda. Do të ishte më mirë t’ia shpjegoni se keni punë dhe se do ta thirrni sapo të mbaroni.

Ai thotë: “Mua më duken njëlloj”

Ajo dëgjon: “Nuk më intereson”

Nëse ndonjë femër ju pyet se si i rrijnë teshat e reja, edhe nëse ju duken njëlloj dhe me të vërtetë nuk vëreni ndonjë ndryshim mes tyre, zgjidheni cilën do qoftë prej tyre. Madje edhe “ E para të rrinte më mirë” është një shprehje mjaft e mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button