Filloi montimi i urës së drurit në Strugë

Filloi montimi i urës së drurit në lumin Drini i Zi  në qendër të Strugës, donacion i një kompanie private. Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe kryetari i kompanisë “Trim&Lum” Mendi Qyra me rastin e nisjes së punimeve dhe montimit të urës simbol të Strugës, sot prenë shiritin e kuq përpara qytetarëve.

“Vijmë sot këtu për t’u komunikuar edhe një premtim të mbajtur. Gjithsecili prej nesh veç e veç nuk mund të bëjë çudira, por në momentin që i japim krah njëri tjetrit, po mund të bëjmë çudira. Një njeri që më ka dhënë krahë që ky premtim të bëhet realitet, është shoku im, miku ynë, Mendi Qyra të cilin e falënderojmë për këtë donacion. Por ju të gjithë jeni meritorë që na keni ndihmuar që të arrijmë ta bëjmë këtë realitet dhe shumë projekte të tjera të cilat do i japin qendrës së Strugës një pamje të mirëfilltë urbane, prandaj na besoni në atë që themi se me të vërtetë e kemi me gjithë mend”, tha Ziadin Sela, njofton agjencia MIA.

“Gjithsesi kjo ditë është e shenjtë, ditë e flamurit, ju uroj gjithë shqiptarëve gëzuar. Sot u tubuam pas një periudhe prej tetë muajsh punime për këtë projekt, sot po nisim punimet për realizimin final të tij. Qytetarët e Strugës e kanë pritur me kënaqësi që kjo bukuri që ju mor qytetit para disa viteve, ti rikthehet përsëri atij. Kompania ‘Trim&Lum” dhe unë si president i saj, në komunikim me kryetarin Sela arritëm një bashkëpunim për realizimin e saj, i cili nëse na lejojnë kushtet e motit do të realizohet brenda disa ditëve. Ky projekt është përtej politikës, përtej aspektit etnik, ky projekt është i gjithë qytetarëve të Strugës”, tha mes tjerash Mendi Qyra.

Investuesi falënderoi mikun e tij Xhemail Dauti nga OEMVP i cili kishte ardhur në Strugë dhe mori pjesë në këtë inaugurim të rëndësishëm për qytetin e Strugës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button