Anulohet gjykimi për shkatërrimin e dokumenteve nga “Fortesa 2”

Është anuluar gjykimi për rastin “Fortesa 2”, në të cilin janë të akuzuar 7 persona  nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), njofton Portalb.mk.

Seanca është anuluar pasi që, sipas avokatëve mbrojtës dhe sipas gjykatëses Lidija Petrova, Prokuroria Speciale Publike (PSP), nuk ka pasur leje nga DSK që t’i shfrytëzojë dëshmitë e klasifikuar në procedurë gjyqësore.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 17 janar të vitit të ardhshëm.

Prokurorja Lençe Ristovska, tha se kjo i sjellë në pikëpyetje edhe procedurat tjera të Gjykatës, në të cilat dëshmitë e klasifikuar nuk janë deklasifikuar.

I akuzuari i parë, Goran Grujovski, nuk a dashur të jep deklaratë për media. /Portalb

Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheqë lëndën me emrin e koduar “Fortesa” dhe më 15 shtator të këtij viti, ngriti akuzë kundër shtatë personave, transmeton Portalb.

Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit

“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP.

LEXO: PSP publikon dy akuza të reja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button