Zaev fton qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje për të ndryshuar Maqedoninë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sonte nga Sveti Nikole porositi qytetarët që ende nuk janë përcaktuar dhe që janë të pakënaqur me partitë politike aktuale në pushtet që së bashku të ndihmojnë përmirësimin e jetesës në Maqedoni, transmeton Portlab.

“Nuk duhet të frikësohemi, por duhet të jemi më kokë lart, të kënaqemi në këtë kampanjë. Unë kaloj mirë në kampanjë. Tani e kam të qartë se kur e gjithë bota i di krimet që janë bërë në Maqedoni, dhe e dinë se çfarë mafioz ka në VMRO-DPMNE, çka të bëjmë ne, të flasim me gjysëm goje? Këto 33% që nuk tregojnë si do votojnë thonë që Maqedonia po përmbytet, e qartë është se edhe ata duan ndryshime, atëherë të qartësojmë se kush do ta shpëton Maqedoninë”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button