Ahmeti: Interesat e shqiptarëve i mbron vetëm BDI

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti takoi banorët e Presillës, në komunën e Krushevës ku u bashkëbisedua mbi çështjet që tanojnë banorët e kësaj ane, transmeton Portalb.

Ahmeti, para banorëve të zonës porositi qartë se nuk do lejohet asnjë hap drejt asimilimit dhe çuarjes në harresë të gjuhës shqipe, që përkon edhe me zotimet për barazi dhe vetëdijesim gjuhësor të BDI-së.

“Më vjen mirë që edhe këtu frymohet shqip. Ju e dini mirë se çfarë do të thotë asimilim, çfarë do të thotë shtypje. Kandidatët për deputet do të mbrojnë interesat shqiptare, posaçërisht të kësaj ane. Ju si shqiptarë të Krushevës nuk keni nevojë të ndahemi, duhet të jemi bashkë dhe me këtë të rrisim numrin e këshilltarëve në Komunën e Krushevës”, tha Ahmeti.

Ai dha mesazh të prerë banorëve të zonës së Krushevës, të cilëve u tha se interesat e shqiptarëve i mbron vetëm BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button