Vardari fiton Renovën, incident në fund të ndeshjes

Ekipi i Renovës ka pësuat disfatë nga Vardari, ishte kjo ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup me rezultat 1:0, me golin që e shënoi Bllazhevski në minutën e 78-t të takimit, në kuadër të e xhiros së 16-t të Ligës së Parë, njofton Portalb.mk.

Sapo kishte përfunduar ndeshja, kishte ndodhur një incident mes lojtarëve të dy ekipeve. Sipas asaj që është raportuar, mësohet se kishte rrahje masive gjatë daljes së futbollistëve për në dhomat e zhveshjes.

“Fyerje në baza nacionale gjatë gjithë ndeshjes, një gol i shënuar nga pozita jashte lojë dhe shumë padrejtësi të tjera. Skishte si të ndodhte ndryshe!”, kanë shkruar nga ekipi i Renovës në faqen e tyre zyrtare në facebook.

Në ndeshjet tjera Shkëndija në Tetovë ka barazuar 2:2 me Rabotniçkin. Nuk mjaftuan dy golat e Ferhan Hasanit, pasi Rabotniçki dy herë barazoi me anë Ivanovski barazoi nga penaltia, ndërsa Markoski 2:2.

Shkupi gjithashtu luajti baraz 1:1 me Bregallnicën e fundit. Edhe to e Shkupi dominoi gjatë gjithë lojës, humbi dy pikë shumë të rëndësishme. Florent Osmani i ha epërsinë Shkupit në pjesën e parë, ndërsa Bregallnica brazoi në pjesën e dytë me Leskaroski.
Në ndeshjet tjera Pobeda luajti baraz 0:0, Sileksi – Pelsiteri 0:0./ Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button