Ristovska: Procesi patjetër të rezultojë me përmirësim të demokracisë

Prokurorja speciale, Lençe Ristovska në debatin e Forumit të shoqërisë civile, në temën “Kthimi i demokracisë, Evropa dhe e drejta sociale”, porositi se gjyqësia duhet të jetë roje e dy pushteteve tjera, (atij ligjvënës dhe ekzekutiv), që të mos ketë keqpërdorim nga ana e tyre, shkruan NovaTv, transmeton Portalb.mk.

“Ne luftojmë kundër mos-ndëshkimit, kundër korrupsionit. I gjithë procesi në fund duhet të rezultojë me përmirësim të demokracisë. Rezultatet konkrete nga puna jonë varen nga shumë faktorë. Filluam nga një pozitë. Vështirë është. Duhet së bashku, si shoqëri ta ndryshojmë situatën me mos-ndëshkimin dhe korrupsionin” deklaroi Ristovska.

Ristovska tha ndër tjerash, se PSP ka treguar atë që të tjerët frikësohen, si dhe atë se njerëzit kanë nevojë për drejtësi dhe ndjenjë se në këtë shtet të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button