Studim: Qindra mijëra fëmijë kanë hipertension të padiagnostikuar

Mijëra fëmijë vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe nuk janë diagnostikuar akoma, tregojnë të dhënat e reja, transmeton shendeti.com.al.

Studimi, i kryer nga Shoqata Amerikane e Pediatërve,  është i pari që tregon se fëmijët e moshës 3-18 vjeç nuk kontrollohen asnjëherë për tensionin e gjakut.

Sipas studiuesve amerikanë, vetëm 23% e fëmijëve me tension të lartë të gjakut janë diagnostikuar me këtë sëmundje. Kjo do të thotë se qindra mijëra fëmijë, pa e ditur, mund të jenë në rrezik për prekjen nga sëmundjet e zemrës, diabetit ose kancerit para se të rriten.

Autori kryesor i studimit, dr. David Kaelber, u bën thirrje pediatërve që t’i kushtojnë rëndësi këtij problemi.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Case Western Reserve analizuan të dhënat shëndetësore elektronike të 400 mijë fëmijëve të marra nga sajtet e kujdesit parësor të rreth 200 spitaleve pediatrike në të gjithë shtetin, përgjatë viteve 199-2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button