Vlorë/ Aksident i rëndë, humb jetën 18-vjeçari, djali i biznesmenit të njohur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e djeshme në qytetin e Vlorës, në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë”, si pasojë e të cilit 18-vjeçari Kristi Panajoti ka humbur jetën.

Viktima udhëtonte me një BMW X6 së bashku me një të afërmin e tij, Petro Beja, 21 vjeç. Ky i fundit drejtonte mjetin që ra në një kanal, në rrugën ku po kryheshin punime. Familjarët e viktimës kanë paditur firmën që po kryente punimet si shkaktare te ngjarjes Kristi Panajoti është djali i një biznesmeni të njohur vlonjat, Renato Panajoti.

Policia ka zbuluar detajet e ngjarjes, përmes një njoftimi zyrtar:

Rreth orës 23:50, në lagjen “Ujë i ftohtë” ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi. Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se në aksin Ujë i ftohtë – Skelë, automjeti tip “BMV­X6” me targë AA 010 AU, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal, transmeton Opinion.

Për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, shtetasi P.B., 21 vjeç, banues në Vlorë, bashkë me një pasagjer, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Vlorës, por rreth orës 00:05, Spitali ka konfirmuar humbjen e jetës së pasagjerit. Policia ka identifikuar viktimën me gjeneralitetet K.P., 17 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button