Haliti: BE-ja s’ka kohë ta presë Kosovën

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë, Xhavit Haliti, ka bërë me dije se Bashkimi Evropian nuk ka kohë t’i presë institucionet e Kosovës derisa ato t’i përmbushin kushtet e kërkuara në rrugën e integrimit evropian.

Ai ka thënë se Kosova duhet t’i përmbushë të gjitha kërkesat e BE-së për procesin e liberalizimit të vizave dhe për zbatimin e MSA-së, transmeton Klan Kosova.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai nuk është pajtuar me kritikat që liderët institucionalë kanë shprehur ndaj BE-së.

“Sfida kryesore e Kosovës në këtë rrugë është që secili t’i kryejë detyrat e veta në Kosovë, në mënyrë që të punohet shumë për të arritur atë që po synojmë”.

“Ne jemi mësuar që nganjëherë ta fajësojmë BE-në, por dua të them se BE-ja nuk ka kohë që neve të na presë derisa t’i kryejmë detyrat tona në përputhje me kërkesat që ka BE-ja”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button