Sheqerinska: Kthimi i borxheve troket në derë, prandaj qeveria do zgjedhje

Radmilla Sheqerinska thekson se pushteti aktual dëshiron zgjedhje të reja, për shkak të vitit të rëndë që është përpara, e sidomos viti i ardhshëm 2015, kur kthimi i borxheve do të trokasë në derë.

Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryetarja e Lidhjes Social Demokrate, ka theksuar se partia tyre është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 

“Ne si parti jemi fokusuar në zgjedhjet presidenciale, por nëse pushteti aktual vendos që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, jemi të gatshëm edhe për to”, deklaroi Sheqerinska për “24 Vesti”. 

Radmilla Sheqerinska thekson se pushteti aktual dëshiron zgjedhje të reja, jo për shkak të pozicionit të dobët të opozitës, por për shkak të vitit të rëndë që është përpara, e sidomos viti i ardhshëm 2015, kur kthimi i borxheve do të trokasë në derën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button