KE: Të ardhurat nga droga në Shqipëri në nivel prej 2,6 për qind të BPV-së

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Shqipërisë vlerësohet se të ardhurat nga trafikimi ilegal dhe prodhimi i drogës në vend arrin nivel prej 2,6 për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV), njofton korrespondenti i MIA-s.

Sipas raportit, siç thekson televizioni Top Channel, paratë e fituara nga kontrabandimi i narkotikëve paraqesin pjesë të rëndësishme në ekonominë shqiptare dhe në krahasim me vendet e zhvilluara, ky nivel është më i madh madje edhe deri në 300 herë.

Në ekonomitë e vendeve perëndimore, si Franca, Italia, Gjermania ose Britania e Madhe, të ardhurat nga kontrabandimi i drogës arrijnë nivel prej 0.07 deri në 0.19 për qind e BPV nacionale.

Me vlerë prej 2,6 për qind e BPV-së, të ardhurat nga kontrabandimi i drogës në Shqipëri, janë në nivel të njëjtë sa edhe fitimi i gjithë sektorit në arsim ose restorante.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button