Prindër këtë gjë duhet patjetër ta dini

Ndoshta edhe ju jeni njëri prej atyre prindërve, i cili në vend të komunikimit, u bërtet vazhdimisht fëmijëve, por edhe përkundër reagimit tuaj, sjellja e fëmijëve nuk ndryshon aspak?

Nëse është kështu, ju atëherë duhet të ndërroni strategjinë tuaj në komunikimin me fëmijët. Duhet të qëndroni larg shprehjeve si: “rregullo rrobat, je shumë rrëmujaxhi”, “më ke hipur në maje të kokës me çmenduritë tuaja”, “ti je një fëmijë i pandreqshëm”, etj.

Çdo nënë dhe baba kalon momente të vështira me fëmijët e tyre. Shpesh dëgjohen shprehje si “mos, prit, mbylle, do të çmendem prej jush”, etj. Ndërkohë që kemi dëshirë të jemi nëna dhe baballarë tolerantë, kthehemi menjëherë në prindër që bërtasin dhe reagojnë ndaj çdo veprimi të fëmijëve.

Megjithëse nëna dhe babai e paralajmërojnë disa herë, fëmija vazhdon të përsërisë të njëjtat sjellje. Çfarë duhet të bëjnë prindërit kur flasin me fëmijën e tyre dhe mundohen ta bindin të heqë dorë nga ajo sjellje? P.sh. kur jeni duke folur me një shok apo shoqen tuaj ju ndërpret bisedën disa herë ose kur vjen nga shkolla i hedh rrobat mbi divan, lëshon çantën në mes të sallonit, nuk vjen në tavolinë edhe pasi e keni thirrur disa herë.

Pra nuk plotëson përgjegjësitë e tij brenda shtëpisë, flet shumë në telefon, dëgjon muzikë me zë të lartë. Prindërit që përballen me situata të tilla duhet të kërkojnë momentin e duhur për të folur me fëmijët. Në një vend dhe kohë ku mund të qëndrojnë vetëm për vetëm dhe të komunikojnë. Duhet folur shumë sinqerisht duke e parë drejt në sy. Për t’u mirëkuptuar nga fëmija dhe për të shkuar në vend fjalët e prindit, nëna dhe babai duhet t’i shpjegojnë të qetë mënyrën se si ndikohen nga sjelljet e tij. Nëse ju e bëni këtë disa herë me fëmijën tuaj, do ta vëreni se ai shumë shpejt do t’i përmirësoj sjelljet e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button