MPB: Kosovarët shkojnë në Siri veç për para

Kosovarët në Siri shkojnë në mënyrë të organizuar dhe për arsye financiare. Kështu është thënë në një dokument të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Organizatorët e shkuarjes atje, nuk i ka përmendur por arsyet pse kosovarët po shkojnë në Siri, po. Pagat e majme në këmbim të luftës, besohet po i qojnë kosovarët në atë luftë.

MPB këto shpjegime i ka dhënë në memorandumin shpjegues të Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Sipas këtij dokumenti të siguruar nga Koha Ditore, kosovarët gjithë atë udhëtim e marrin në mënyrë të organizuar, derisa askund nuk përmendet se kush është ai organizator që i shpie atje./express

Lajme të ngjashme

Back to top button