Truke magjike për pastrimin e shtëpisë

Ta mbash shtëpinë të pastër është një lloj arti më vete. Këtë e dinë më mirë zonjat e shtëpisë, të cilat bëjnë një punë fantastike për mbajtjen e shtëpisë pastër, transmeton shendeti.com.al.

Më poshtë do të mund të mësoni disa truke për pastrimin e objekteve shtëpiake shpejt dhe lehtë.

tavoline3

Përzieni ½ kupë uthull molle me ½ kupë vaj ulliri. Njomni një copë me përzierjen e përgatitur dhe fërkoni me të tavolinën e drurit. Të gjitha gërvishtjet do të zhduken si me magji dhe sipërfaqja do të duket si e re.

Zbardhni jastëkët

jastek

Përzieni 1 kupë ilaç rrobash, 1 kup ilaç enës pluhur, 1 kup zbardhues, ½ boraks dhe shtoni ujë shumë të nxehtë.

Si të pastroni dollapin

dollap

Përzieni 1 lugë vaj perimesh me 2 lugë sodë buke. Me anë të një furçeje dhëmbësh ose copë filloni të pastroni dollapin.

Pastroni kokën e dushit

dush

Hiqni depozitat e mineraleve të ujit të formuara në kokën e dushit duke përdorur uthull molle. 20 minuta janë të mjaftueshme.

Nëse nuk janë hequr akoma, mbështilleni kokën e dushit me një qese dhe lëreni ashtu për një orë. Më pas e shpëlani me ujë.

Hekur

hekur

  1. Mbulojeni hekurin me një letër dhe spërkatni pak kripë
  2. Ndizeni hekurin dhe çojeni tek nxehtësia maksimale (Sigurohuni që të mos ketë ujë në hekur.
  3. Fërkojeni hekurin e nxehur tek kripa. E gjithë papastërtia e formuar tek hekuri do të zhduket shpejt dhe lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button